Babai rrah djalin e mitur në Prishtinë

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë, të dielën rreth orës 22:00, është raportuar një rast i dhunës në familje.
Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, viktimë mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore për mbrojtje dhe kujdes të mëtejshëm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme