Malaj merr pjesë në Konferencën Rajonale të Dialogut për Paqen

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Dialogut për Paqen, “Building Peace: Women Lead Reconciliation in the Western Balkans”, e cila u zhvillua në Prishtinë.

Malaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook dhe tha se kjo ishte një mundësi e vlefshme për të riafirmuar bindjen se pa përfshirjen aktive të grave në proceset e paqes dhe vendimmarrjes nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme për rajonin tonë.

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme mora pjesë në Konferencën Rajonale të Dialogut për Paqen, “Building Peace: Women Lead Reconciliation in the Western Balkans”, e zhvilluar në Prishtinë.

Konferenca mblodhi përfaqësues institucionesh, diplomatë, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë nga vendet e rajonit, të cilët ndanë përvoja dhe këndvështrime mbi rolin vendimtar të grave në ndërtimin e paqes, promovimin e pajtimit dhe forcimin e sigurisë.

Ishte një mundësi e vlefshme për të dëgjuar perspektiva të ndryshme dhe për të riafirmuar bindjen se pa përfshirjen aktive të grave në proceset e paqes dhe vendimmarrjes nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme dhe një të ardhme më të sigurt për rajonin tonë.

Të ngjashme