Komuna e Prishtinës ka njoftuar për dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit për vitin 2027.
Përmes, një njoftimi në Facebook, kryeqyteti ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto dëgjime publike.
Njoftimi i plotë:
Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit 2027
Kryeqyteti fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit të vitit 2027.
Përmes këtyre takimeve, synojmë të dëgjojmë nga afër nevojat, kërkesat dhe prioritetet tuaja për investimet dhe projektet e ardhshme në Kryeqytet.
📌 Orarin e plotë të dëgjimeve publike e gjeni në dizajnin e bashkëngjitur.