Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë Dragashin, mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.

Mbrëmjen e së hënës, imami i fshatit Zlipotok të kësaj komune,  Gazmen Tairovci humbi jetën pas goditjes me thikë, nga tashmë i dyshuari i arrestuar, Beshir Hamza.

Sipas burimeve të gazetares së Klankosova, Altiana Zogaj, viktima pritet të varroset nesër.

Megjithatë, orari i varrimit të tij nuk është bërë i ditur ende pasiqë trupi i të ndjerit ende ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse, si i dyshuar për përfshirje në rast, është arrestuar edhe babai i të dyshuarit, pasi sipas prokurorisë, ai nuk ka ofruar ndihmë. 

Të ngjashme