Manchester City përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Tonalin

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është gati të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtarë i verës për Sandro Tonalin.

Sipas mediave italiane, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për mesfushorin e Newcastle.

Trajneri Enzo Maresca e sheh italianin si një përforcim ideal për mesfushën, sidomos pas largimit të Bernardo Silvës dhe mungesës së Rodrit në fillim të sezonit.

Megjithatë, City nuk është i vetëm në garë. Arsenali dhe Tottenhami gjithashtu po e ndjekin nga afër Tonalin, por kampionët e Anglisë mbeten favoritë për ta siguruar nënshkrimin e tij.

Të ngjashme