Komuna e Prishtinës ka prezantuar kamionin e ri sulmues, i cili do t’i shërbejë Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit, duke rritur kapacitetet operative për reagim në raste emergjente, raporton Ekonomia Online.
Ky investim synon të përmirësojë efikasitetin dhe gatishmërinë e zjarrfikësve në mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve. Automjeti i ri është pajisur me teknologji bashkëkohore dhe do të mundësojë ndërhyrje më të shpejta dhe më efektive në situata të ndryshme emergjente.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se ky është njëri prej investimeve të shumta që kryeqyteti po i bën për me e ngritë sigurinë në kryeqytet.
“Sot këtu kemi një lajm të mrekullueshëm, kemi një kamion të ri për zjarrfikësit. Pra, për herë të parë Komuna e Prishtinës, kryeqyteti, faktikisht ka investuar në një mjet të ri. Pra, është nga fabrika që thonë, 00, një kamion sulmues, i cili është i dizajnuar për me ndihmuar në raste ku luftohet me zjarr në zonat urbane. Pra, është i dizajnuar pikërisht për luftën ndaj zjarrit në zonat urbane, me i ndihmuar zjarrfikësve tanë, por me ndihmuar që zjarrfikësit t’i ndihmojnë qytetarëve tanë.
Kjo është një prej investimeve të shumta që kryeqyteti po i bën për me e ngritë sigurinë në kryeqytet. Kemi buxhetuar që këtë vit po ashtu të kemi edhe kamionin tjetër të ri, i cili do të na ndihmojë në raste të zjarreve në zonat malore. Përveç këtyre, ne kemi investuar shumë edhe në zjarrfikësit tanë, pra që t’ju ndihmojmë edhe në aspektin e shëndetit të tyre, sepse duhet që t’i kemi të shëndetshëm zjarrfikësit, të fortë, në mënyrë që të kenë mundësi më të mira që t’u ndihmojnë edhe qytetarëve në ndihmë në raste, në raste të nevojës.
Prandaj, edhe një herë po them, ju jemi shumë mirënjohës për punën e mrekullueshme që bëjnë zjarrfikësit tanë. Edhe këto janë vetëm disa nga investimet që kryeqyteti po i bën edhe do të vazhdojë t’i bëjë që ta kemi kryeqytetin gjithmonë e më të sigurt”, tha ai.
Rama, ka treguar se ky investim kap vlerën e mbi 300 mijë eurove.
Ne kemi tash edhe fizioterapi për secilin prej zjarrfikësve si pjesë e proceseve, pra po ashtu edhe mbikëqyrje pa pagesë për të gjithë zjarrfikësit. Pra kemi edhe shujtat të cilat janë të dizajnuara nga nutricionistët që tash iu shërbejnë zjarrfikësve tanë në kryeqytet.
Pra, janë këto një mori intervenimesh të cilat ne si kryeqytet i kemi parë si të domosdoshme që t’u ndihmojmë zjarrfikësve tanë për me qenë, po them, në pozitë më të mirë që t’u ndihmojnë secilit qytetar të kryeqytetit e përtej, se e dimë që në raste të ndryshme zjarrfikësit e kryeqytetit i ndihmojnë edhe pjesëve të ndryshme të Kosovës. Kanë bërë këtë çdo herë që ka pasur nevojë edhe vazhdojnë ta bëjnë jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për pjesë të tjera të Kosovës. Prandaj, faleminderit edhe një herë! Urime drejtor! Kënaqësi e veçantë edhe falënderim nga zemra për ju e të gjithë ekipit të mrekullueshëm.
Ky është një investim prej 330 mijë eurove. Pra, ky kamion kushton 330 mijë. Tash kemi buxhetuar edhe një investim tjetër të rreth 300 mijë euro për kamionin tjetër që përmenda, për i dizajnuar për zjarre malore. Pra, investimet, investimet e tilla do të vazhdojnë çdo vit e më shumë.
E kemi edhe strategjinë e cila është e përpiluar së bashku, drejtori Fushtica për sigurinë në kryeqytet, për raste emergjente, së bashku me ekipet tona këtu, me zotin Mal Gashi, drejtorin e zjarrfikësve. Pra, këto janë procese tash të përditshme që t’i sigurojmë qytetarët, pra të jemi ne më të mirë, më të sigurt për secilin qytetar në kryeqytet”, ka treguar ai.
Kurse, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha se automjeti sulmues është kombinues i cili i ka të gjitha pajisjet së bashku për reagimin e parë.
Ai, tha se ky është një lehtësim për punën e zjarrfikësve.
“Qysh tha kryetari, mos i përsëriti fjalët, ky kamion, është të di, është automjet sulmues që quhet në rregulloren e zjarrfikësve dhe shpëtimit. Dhe është kombinues, pra të gjitha pajisjet do t’i ketë së bashku për reagimin e parë. Është e dedikuam për zjarre urbane dhe lehtësimi është i padiskutueshëm kur kemi kësi automjete të reja që na vijnë në shërbimin tonë.
Problemet në të kaluarën i kam cekë disa herë edhe për juve. Problemet më të mëdha i kemi pasë me automjete të vjetra se kanë defekte shumë dhe na humbin kohë duke u marrë me to e duke mos i pasë në shërbim. Ndërsa automjeti, ky automjet i ri është i garantuar për disa vite nga vetë operatori ekonomik, e gjithashtu edhe vetë që është i ri i ka edhe 15 vite që ne nuk mendojmë më për një kamion të tillë. Meqëse ne, qysh tha kryetari, vazhdimisht na ka mbështetë e që e falënderoj. Përzemersisht , faleminderit shumë kryetar.
Që t’i ngrehim këto kapacitete dhe është, sigurisht është e padiskutueshme që ndihmon në operimin tonë për shuarjen e zjarreve, po është e di ka edhe pajisje edhe për aksidentet e komunikacionit rrugor. Pra, është automjet që përdoret për të gjitha llojet e fatkeqësive që e prekin vendin”, tha
Ndërsa, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica, deklaroi se gjatë këtij vitit pritet të sillet edhe një kamion tjetër për zjarrfikësit.
“Ndryshe, është me rëndësi të theksohet, siç e ceku edhe kryetari. Kjo është pjesë e strategjisë që kemi ndërtuar bashkë për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në kryeqytet. Blerja e këtij kamioni është vetëm të themë maja e akullnajes, për arsye se në tre vitet e kaluara ne kemi blerë dhe pajisje, pajisje të ndryshme. Kemi marrë së fundmi një donacion prej 100,000 euro për shkumë “3Dent”, i cili përdoret për fikjen e zjarreve.
Gjitha këto, edhe në këtë vit pritet edhe një kamion tjetër, por edhe në strategjinë tonë është ndërrimi i të gjithë flotës të vjetruar të automjeteve në tre vitet e ardhshme. Pra qëllimi është që të ndërrohet e gjithë flota, të ngriten kapacitetet, të ngritet numri i zjarrfikësve proporcional me numrin e banorëve në kryeqytet dhe që kryeqyteti ta ketë brigadën profesionale që e ka, por do ta modernizojmë, do t’i ngritim kapacitetet si ato logjistike po ashtu edhe në aspektin e burimeve njerëzore dhe të jetë shembull, siç është shembull, për të gjitha komunat tjera”, tha ai.


