Aksident mes dy veturash në Istog, lëndohen katër persona

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:05 në fshatin Bellopojë të Istogut.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.

“Fsh. Bellopojë, Istog / 01.07.2026 – 19:05. Është raportuar se dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të ngjashme