4 Korriku 2026 shpallet zyrtarisht “Dita e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Në ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”,  Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli zyrtarisht 4 Korrikun 2026 “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”, duke riafirmuar miqësinë e veçantë dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Në të njëjtën ngjarje, Çelësi i Kryeqytetit iu nda profesorit Daniel Serwer, ndërsa me Hyjneshën në Fron u nderuan Ed Joseph, Besa Pinchotti dhe Mario Marquez, për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰🤝🇺🇸

Urime 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸

Të ngjashme