Komuna e Vushtrrisë nis dëgjimet publike për hartimin e buxhetit të vitit 2027

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar fillimin e dëgjimeve publike me qytetarët për përgatitjen e draft-buxhetit komunal dhe projekteve që parashihen për vitin 2027.

Sipas njoftimit të komunës, qytetarët do të kenë mundësi të japin propozimet dhe prioritetet e tyre gjatë takimeve të planifikuara në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit.

“Komuna e Vushtrrisë nis dëgjimet buxhetore për përgatitjen e draft-buxhetit të Komunës dhe projekteve për vitin 2027”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se kalendari i dëgjimeve publike është publikuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të informohen për datat dhe vendet e mbajtjes së tyre.

Në linkun e mëposhtëm gjeni kalendarin për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarët”, njofton Komuna e Vushtrrisë.

Të ngjashme