Punëtorët e huaj që kishin emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë po largohen sërish nga vendi, sipas një studimi të Institutit për Kërkime të Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB).
Sipas gjetjeve, një pjesë e tyre po kthehen në vendet e origjinës, ndërsa të tjerë po zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në shtete si Spanja, Zvicra, Italia dhe Kroacia, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.
Studimi thekson se largimet lidhen me disa faktorë, përfshirë burokracinë e gjatë, sfidat me gjuhën, mungesën e mbështetjes për integrim dhe në disa raste edhe përvoja të diskriminimit.
Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i procedurave administrative dhe rritja e mbështetjes për integrimin mund të ndikojnë në uljen e largimeve të punëtorëve të huaj nga Gjermania.