Reperi i njohur Don Xhoni ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes pas publikimit të albumit të tij më të ri, të titulluar “100%”.
Përpara lansimit zyrtar të këngëve, artisti arriti të krijojë interes të madh përmes një fushate të veçantë promovuese. Ai realizoi xhiro me makinë së bashku me emra të njohur të skenës dhe ekranit, si Adelina Ismaili, Vedat Bajrami, Elijona dhe figura të tjera publike, duke e kthyer promovimin e albumit në një nga temat më të komentuara të javës.
Ekipi i emisionit “Prive By Liberta Spahiu” ishte i pranishëm në eventin promovues, ku siguroi detaje nga prapaskenat, projekti muzikor dhe jeta personale e reperit.
Përveç suksesit të albumit, një nga pyetjet që ngjalli më shumë kureshtje lidhej me Loredana Bratin, ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”. Duke qenë se shumë fytyra publike u bënë pjesë e videove promovuese në makinë, Don Xhoni u pyet pse një video e tillë nuk u realizua edhe me Lorin.
Reperi u përgjigj me respekt, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është i mirë.