Operohet punëtori që u lëndua në vendin e punës

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Janë siguruar informacione të reja rreth gjendjes shëndetësore të punëtorit të Kosovamont-it, i cili u lëndua në vendin e punës, pasi një mjet i fortë i ra mbi kokë.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se pacienti i është nënshtruar një operimi.

I njëjti siç deklaroi Syla, më pas do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

“Është transferu në sallën operative nga ekipet e neurokirurgjisë dhe anestezionit pas intervenimit do të transferohet në MIQ”, deklaroi Syla për klankosova.tv.

Të ngjashme