Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në një lokal në Prishtinë. Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 8 korrik 2026, ndërsa ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.
Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
“Prishtinë 03.07.2026 – 13:30. Më 08.07.2026 është raportuar se viktima femër kosovare, derisa kanë qenë në një lokal, është sulmuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.