Arrestohen dy persona për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë

Prishtinë | 09 Kor 2026 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e një motoçiklete të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë Gj.K. (35) dhe D.B. (21).

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia .

Të ngjashme