Reagon Salah: Ky do të jetë fillimi i ri në futbollin botëror për Egjiptin

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga Kampionati Botëror.

Humbja 3-2 nga kampionët në fuqi, Argjentina la një shije të keqe jo vetëm te tifozët egjiptianë, por edhe nga të huaj të cilët mendojnë se u penalizuan nga vendimet e gjyqtarit.

Salah, në një postim në faqen e tij në “Facebook” u shpreh se ky do të jetë një fillim i ri për kombëtaren e tij.

“E di që jeni ende të mërzitur, por më premtoni se do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ky është një fillim i ri për futbollin egjiptian në arenën ndërkombëtare. Kualifikimet për në Botëror nuk do të mjaftojnë, ndërsa as pjesëmarrja nuk do të jetë e mjaftueshme. Kjo skuadër meriton besimin tuaj”, ishin fjalët e Salah.

Të ngjashme