Mourinho fillon punën, pamjet e para nga ambientet e klubit spanjoll

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht detyrën e tij të re si trajner i Real Madridit, duke u rikthyer në krye të klubit madrilen pas 13 vitesh.

“Special One” do të synojë të përsërisë dhe të tejkalojë sukseset e periudhës së parë në “Santiago Bernabeu”, ku arriti të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Stafi i trajnerit portugez do të përbëhet nga Sami Khedira, Joao Tralhao, Pedro Machado, Antonio Días dhe Nuno Santos.

Mourinho tashmë ka nisur analizimin e skuadrës dhe bisedat me futbollistët, ndërsa ka rreth 40 ditë kohë për të përgatitur ekipin për sezonin e ri.

Testi i parë i tij do të jetë ndeshja miqësore me skuadrën italiane, Fiorentina që do të zhvillohet me 1 gusht

Rikthimi i tij në Madrid ka ngjallur shumë interes, pasi portugezi rikthehet në një klub ku kishte lënë gjurmë të rëndësishme gjatë aventurës së parë në krye të “Los Blancos”.

Të ngjashme