Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar derisa ai ndodhej në Stacionin Policor në Podujevë.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, kur i dyshuari, mashkull kosovar, i cili ishte nën arrest, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.
Si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.