Lionel Messi vazhdoi të dhurojë momente të veçanta edhe jashtë fushës, pasi i dhuroi fanellën e përdorur në ndeshje legjendës italiane Roberto Baggio, menjëherë pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.
Argjentina triumfoi me rezultat 3-1 pas vazhdimeve në “Kansas City”, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për herën e tretë në katër edicionet e fundit.
Në tribunat e stadiumit ishte i pranishëm edhe Roberto Baggio, një nga ikonat më të mëdha të futbollit italian, i cili pas përfundimit të ndeshjes u takua me Messin.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë i dhuroi Baggios fanellën që kishte veshur gjatë sfidës, ndërsa të dy u fotografuan së bashku në një moment që u prit shumë mirë nga tifozët e futbollit.