Pas plot 24 rundeve të zhvilluara përgjatë fundjavëve në Padel Zone, ka përfunduar me sukses edicioni i parë i serisë “Fly to Spain Winner’s Court”, një format unik i garës në padel.
Për më shumë se 6 muaj, mbi 100 lojtarë të ndryshëm morën pjesë në këtë garë, duke grumbulluar pikë në çdo rund me synimin për të fituar titullin e kampionit.
Në fund të 24 rundeve, Mal Rezniqi u shpall kampion i edicionit të parë me 280 pikë, duke dominuar renditjen gjatë gjithë sezonit dhe duke siguruar vendin e parë.
Podiumin e plotësuan Sharr Rezniqi në vendin e dyte me 137 pikë ndërsa vendin e tretë Dukagjin Pajaziti me 122 pike të grumbulluara.
Si fitues i garës, Mal Rezniqi fitoi një udhëtim pesëditor për dy persona në Barcelonë, të sponsorizuar nga Elite Travel.
Pas shpalljes kampion, Rezniqi u shpreh i lumtur për triumfin e arritur.
“Jam shumë i lumtur që arrita ta fitoj edicionin e parë të Fly to Spain Winner’s Court. Ishte një garë shumë interesante dhe me nivel të ndryshëm të lojtarëve gjatë gjithë sezonit” u shpreh Mali.
Organizatorët e Padel Zone vlerësuan se edicioni i parë tejkaloi pritshmëritë, jo vetëm për numrin e madh të pjesëmarrësve, por edhe për atmosferën dhe komunitetin që u krijua rreth këtij formati.
Padel Zone ka bërë të ditur se nuk do të ketë shumë pritje për vazhdimin e këtij suksesi. Edicioni i dytë i “Fly to Spain Winner’s Court” nis të dielën e ardhshme dhe i fton të gjithë lojtarët të marrin pjesë pavarësisht nivelit qe kanë.
Seria e ndeshjeve Fly to Spain Winner’s Court organizuar në Padel Zone Prishtina është përkrahur nga Elite Travel dhe Heavy Hit.