Franca do t’i angazhojë 70 mijë oficerë policie dhe xhandarë në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë gjatë dhe pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Spanjës, njoftoi të dielën Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
“Në rast fitoreje, gjë që të gjithë e duan dhe në të cilën gjë unë jam i pari që besoj, padyshim që do të ketë një festë sportive. Por do të ketë ndërhyrje sistematike. Ne do të ndërhyjmë që në momentin që ka raste degradimi ose sulmesh”, tha ministri i Punëve të Brendshme për “BMF TV”.
Gjatë dhe pas ndeshjes çerekfinale të Francës ndaj Marokut u shënuan disa incidente.
Pati 89 të arrestuar, përfshirë edhe vdekjen aksidentale të një adoleshenti.
Nunez theksoi se forcat e sigurisë do të ndërhyjnë në çdo përpjekje për të prishur rendin publik dhe theksoi se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë përpjekje për dhunë ose dëmtimi të pronës dhe hapësirave publike.