KRU “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se janë realizuar tetë ndërhyrje në ndërprerje të furnizimit të ujësjellësit në zona të ndryshme.
Ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’ kanë realizuar intervenime në sanim të tetë prishjeve të paraqitura në lokacione të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave.
Në qytet, sanime të prishjeve janë realizuar në këto lokacione: ‘Mbreti Bardhyl’, ‘Sahit Papiqi’, ‘Rruga e Heronëjve’, ‘Rruga e Tranzitit’, ‘Isa Haxhijaj’, ‘Beteja e Albulenës’, ‘Bekim Berisha’ dhe ‘Anton Çeta’.
“Intervenimet nuk kanë pasur ndikim në ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët”, thuhet në njoftim.