Zjarr në kodrat e Llamanës në Himarë: 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës në terren, tymi mbulon zonën

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e quajtur Llaman, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave.

Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Të ngjashme