Ushtria amerikane ka kryer për të tretën natë me radhë sulme kundër Iranit, ka raportuar të martën (14.07.2026) agjencia e lajmeve, Reuters. Edhe Irani ka sulmuar vendet fqinje, ku ka baza ushtarake amerikane.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka rivendosur bllokadën ndaj anijeve iraniane. Shumica e dërmuese e amerikanëve presin luftë të gjatë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ka treguar sondazhi i kryer nga Reuters/Ipsos.
Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkaq kanë thënë se dy cisterna janë sulmuar nga Irani në Ngushticën e Hormuzit, të cilin Irani këmbëngul se ka të drejtë ta kontrollojë. Trump më parë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur dhe thotë se do të vendosë një tarifë prej 20%.Bahrejni dhe Jordania thonë se kanë neutralizuar sulme të reja iraniane të martën, ndërsa Teherani po hakmerret me raketa dhe dronë në krejt Gjirin Persik.
“Do të rimbursohemi për mbrojtjen”, thotë TrumpTrump ka thënë se SHBA-ja do të arkëtojë një tarifë prej 20% për mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Trump është pyetur nëse mund të ketë marrëveshje të qëndrueshme të paqes pas serisë së fundit të sulme të ndërsjella. “Po, mendoj se një gjë është e mundur, sigurisht, mendoj”.
Ndërkohë, Irani ka shpëtuar 23 anëtarë të huaj të ekuipazhit pasi një transportues mallrash u përplas me një anije tjetër në të Ishullit Qeshm në Ngushticën e Hormuzit, ka raportuar të martën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, Fars.
Transportuesi mallrash pësoi dëmtime serioze në trupin e tij dhe filloi të mbushej ujë, duke shtyrë kapitenin të urdhëronte evakuim emergjent, ka raportuar Fars, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u transferuan sigurt në Ishullin Qeshm.
Identiteti i anijeve nuk u qartësua.Irani thotë se shënjestroi një bazë ajrore në Jordani të përdorur nga amerikanëtMë parë Reuters ka raportuar se Jordania rrëzoi katër raketa nga Irani.
Garda Revolucionare e Iranit tani ka thënë se një bazë ajrore në Jordani, që strehon forcat amerikane, u shënjestrua nga raketat balistike iraniane.
Deklarata i bëri thirrje popullit jordanez të çmontojë bazat amerikane në vendin e tyre.
“Ju e dini shumë mirë se jo vetëm që nuk kemi armiqësi me ju, por ju duam edhe ju, popull fisnik, që e kupton dhimbjen dhe shtypjen e popullit palestinez më shumë se çdo komb tjetër”, thuhet në deklaratë.
Amerikanët presin luftë të gjatë me Iranin, tregon sondazhi i Reuters/IpsosKatër në pesë amerikanë të anketuar presin që lufta me Iranin të zgjasë për kohë të gjatë, kanë treguar të dhënat e sondazhit të kryer nga Reuters/Ipsos.
Sondazhi tre-ditor i kompletuar të dielën ka spikatur se 79% e të anketuarve mendojnë të përfshirja ushtarake amerikane në Iran “do të vazhdojë për një periudhë të gjatë”, nga 65% sa mendonin kështu në fundmars.
Vetëm 18% e të anketuarve mendojnë se “përfundimi i luftës është çështje javësh”.Rreth 37% miratuan sulmet ushtarake kundër Iranit, të cilat Uashingtoni i rifilloi më 26 qershor në përgjigje të atyre që i quajti sulme iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Sondazhi anketoi 1.019 amerikanë të rritur në mbarë vendin dhe kishte margjinë gabimi prej rreth katër pikë përqindjeje. Kallzo.com