Zejnulla Gashi merr sot zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi do ta pranoj sot zyratrisht detyrën e në këtë pozitë nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në ora 11:00.

Të martën ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë. Pas tij u renditën Atdhe Dema me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë.

Të ngjashme