Mesazhi i Çitakut: Do vajza e djem të rinj, dikur kanë guxu me ëndërru lirinë…

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dhënë një mesazh të ndjerë pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Çitaku tha disa fjalë preksë për ata që luftuan dhe dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot.

“Shumë vite më parë, në një kohë kur jemi përballë me shtypje, denigrim, përçmim, do vajza e do djem të rinj të këtij vendi, kanë guxu me ëndërru lirinë, pavarësinë dhe nuk jonë ndalë veç na andrra. E kanë bo paktin me vdekjen, në mënyrë që unë dhe ti sot të flasim shqip dhe të jemi të lirë. Ju ftoj me besu dhe njëjtë siç marshuat të shtunën, ju ftoj që më 16 t’i presim çlirimtarët të lirë e me fitore.”

Të ngjashme