Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja (u.d.) e Republikës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim turkun, sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu.

“Në takim, vlerësova kontributin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve tona dhe nënvizova nevojën që bashkëpunimi të përshtatet me realitetin dhe sfidat e Kosovës së sotme.

Theksova rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Kosovës në forumet ku diskutohet për vendin tonë, të raportimit të saktë për çështjet e sigurisë dhe të mbështetjes së mëtejshme për sundimin e ligjit, të drejtat e komuniteteve dhe qëndrueshmërinë demokratike.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe ndaj vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme