Kurti nuk përgjigjet kur do t’i ftojë partitë politike në takim

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti tha se fokusi i tij në këtë moment është te çështjet e energjisë.

“Që këtu jemi për çështje të energjisë”, tha Kurti.

Kryeministri nuk dha detaje të tjera lidhur me mundësinë e një takimi të ri me partitë politike.

Të ngjashme