88-vjeçari vdes pasi u sulmua duke mbrojtur bashkëshorten nga hajnat

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Një pensionist britanik ka humbur jetën në Tenerife, pasi tentoi të ndalonte grabitësit që kishin sulmuar bashkëshorten e tij.

Ray Cowen, 88 vjeç, me origjinë nga Blackpool, u përlesh me hajdutët pasi ata i morën çantën bashkëshortes së tij 79-vjeçare, Judy, dhe tentuan t’i merrnin edhe orën e tij më 17 qershor.

Gjatë përleshjes, ai u shty drejt një makine të parkuar pranë shtëpisë së tyre të pushimit në Los Cristianos, duke pësuar lëndime të rënda në kokë, raporton Metro. Cowen u dërgua në spital pasi ekipet emergjente arritën ta rikthenin në jetë në vendngjarje, por ai ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Sulmi ndodhi vetëm pak ditë pasi ai kishte festuar ditëlindjen e 88-të në lokalin aty pranë, Big Ben pub.

Tre persona janë arrestuar pas grabitjes, përfshirë një burrë i njohur për policinë për vepra të ngjashme.

I dyshuari që besohet se i shkaktoi lëndimet fatale pensionistit është lënë në paraburgim pas paraqitjes para gjykatës. Dy të dyshuarit e tjerë, një 36-vjeçar dhe një person në të 20-at, janë liruar me kusht.

Të ngjashme