Abdixhiku: Do ta mbrojë LDK-në me vendosmëri dhe dinjitet

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumira Abdixhiku, në një adresim publik ka thënë se janë deponuar 148 nënshkrime që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit të LDK-së dhe shkarkimin e tij, Abdixhiku tha se këto nënshkrime akoma nuk janë verifikuar.

Abdixhiku tha se janë edhe 207 delegatë të tjera që nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme, por thotë se në respekt të 1/3 të delegatëve do të nisin përgatitjet për Kuvendin e ri të LDK-së.

AI tha se betejat nuk ju ikë, ndonëse theksoi se më 31 janar delegatët kishin vendosur për të.

“Në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve tonë, nënshkrime të paraverifikuara nga sekretariati ynë. Nisma e dorëzuar bartë thirje për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së dhe shkarkimin tim nga detyra e kryetarit të LDK-së. Ndonëse plot 207 delegatë nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme, respektit të statutit dhe vullnetit të 1/3 të delegatëve tanë, kam autorizuar sekretariatin që të nis menjëherë procedurat për bartjen e këtij Kuvendi”, ka thënë ai. 

Pos tjerash ai tha se do të bëjë gjithçka që LDK të mos dëmtohet.

“Unë kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka që kjo shtëpi të mos dëmtohet. Por nuk mund ta mbaj përgjegjësinë për një proces që nuk është nisur, nuk e kam dashur, nuk e kam pritur. Gjithsesi, unë do ta bëj detyrën time. Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do t’i iki. Do t’i dal përballë me qetësinë që më jep e drejta, me dinjitetin që e kërkon qetësia, dhe me vendosmërinë për ta mbrojtur rrugën tonë, siç kam bërë në tri Kuvende deri më tani”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme