Me Kupën e Botës 2026 pranë përfundimit, gara për “Topin e Artë” po hyn në fazën vendimtare. Paraqitjet në turneun më të madh të futbollit pritet të kenë ndikim të madh në përcaktimin e tre emrave që do të ngjiten në podium.
Lionel Messi është rikthyer në mënyrë befasuese në krye të favoritëve, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt finales së dytë radhazi të Kupës së Botës. Ndërkohë, Lamine Yamal ka mundësinë të bëhet fituesi më i ri në histori, ndërsa Harry Kane mbetet në garë falë sezonit të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun.

Edhe Paris Saint-Germain ka disa kandidatë të fuqishëm, pasi fitoi për të dytin sezon radhazi Ligën e Kampionëve. Arsenal, ndërkohë, u shpall kampion i Anglisë për herë të parë që nga viti 2004.
Për të katërtën herë në historinë e çmimit, votimi do të bazohet në paraqitjet gjatë sezonit dhe jo në rezultatet e një viti kalendarik. Renditja merr parasysh golat, asistimet, trofetë, momentet vendimtare dhe formën e përgjithshme të lojtarëve.

1. Lionel Messi – Inter Miami dhe Argjentina
Lionel Messi hyri për herë të parë këtë vit në dhjetëshen e favoritëve pas tripletës së realizuar në ndeshjen e parë të Argjentinës në Botëror kundër Algjerisë.
Pavarësisht formës së shkëlqyer me Inter Miamin, kishte dyshime nëse veterani argjentinas mund të vazhdonte të prodhonte paraqitje të klasit botëror në skenën më të madhe. Messi i hodhi poshtë menjëherë këto pikëpyetje.
Në moshën 39-vjeçare, ai kryeson garën për “Këpucën e Artë” dhe “Topin e Artë” të Botërorit, me tetë gola dhe katër asistime. Dy pasimet e tij vendimtare mundësuan përmbysjen dramatike të Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinale.
Nëse Argjentina e mbron titullin, Messi do të kishte një mundësi reale për ta fituar për herë të nëntë “Topin e Artë”.
Statistikat me Inter Miamin në vitin 2026:

2. Lamine Yamal – Barcelona dhe Spanja
Asnjë adoleshent nuk e ka fituar më parë “Topin e Artë”, por Lamine Yamal mund ta ndryshojë historinë.
Ylli i Barcelonës ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme mbi supe që nga mosha 15-vjeçare, ndërsa në moshën 16-vjeçare ndihmoi Spanjën të shpallej kampione e Evropës.
Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve i dëmtoi disi shanset e tij, megjithëse katalanasit e përfunduan sezonin me titullin e La Ligës. Kupa e Botës, megjithatë, mund të rezultojë vendimtare.
Pas fitores bindëse ndaj Francës në gjysmëfinale, Yamal dhe Spanja janë vetëm një ndeshje larg titullit. Një paraqitje vendimtare në finale mund ta dërgojë 19-vjeçarin në krye të garës.
Statistikat me Barcelonën në sezonin 2025/26:

3. Harry Kane – Bayern Munich dhe Anglia
Harry Kane zhvilloi një sezon individual të jashtëzakonshëm, duke shënuar 61 gola dhe dhënë shtatë asistime në 51 ndeshje me Bayern Munichun.
Kapiteni i Anglisë fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa vazhdoi të tregonte se është shumë më tepër sesa një golashënues. Kane tërhiqet shpesh në mesfushë për ta organizuar lojën dhe për të krijuar hapësira për bashkëlojtarët.
Ai e nisi Kupën e Botës me dy gola kundër Kroacisë, shënoi ndaj Panamasë, realizoi dy herë kundër Republikës Demokratike të Kongos dhe ekzekutoi penalltinë vendimtare ndaj Meksikës.
Megjithatë, eliminimi nga Argjentina në gjysmëfinale mund ta pengojë të bëhet anglezi i parë që e fiton “Topin e Artë” që nga Michael Owen në vitin 2001.
Statistikat me Bayern Munichun në sezonin 2025/26:

4. Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain dhe Franca
Ousmane Dembélé synon të bëhet lojtari i parë që e mbron “Topin e Artë” që nga Lionel Messi.
Francezi humbi një pjesë të madhe të gjysmës së parë të sezonit për shkak të dëmtimit, por u rikthye në formën e tij më të mirë gjatë muajve të fundit.
Goli spektakolar me parabolë ndaj Lille u konsiderua menjëherë kandidat për çmimin “Puskás”, ndërsa ai shënoi dy herë në fitoren 5-0 të PSG-së kundër Marseille.
Dembélé shkroi histori duke u bërë lojtari i parë që shënon në çdo raund të një edicioni të Ligës së Kampionëve, të cilën PSG e fitoi për herë të dytë radhazi.
Megjithatë, eliminimi i Francës nga Spanja në gjysmëfinalen e Botërorit mund t’i kushtojë shumë në votim.
Statistikat me PSG-në në sezonin 2025/26:

5. Kylian Mbappé – Real Madrid dhe Franca
Prej vitesh Kylian Mbappé shihet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në majën e futbollit botëror.
Pas një periudhe përshtatjeje te Real Madridi, sulmuesi francez shpërtheu me 42 gola në 44 ndeshje gjatë sezonit 2025/26. Një sezon më parë kishte fituar “Këpucën e Artë” evropiane me 31 gola në 34 ndeshje të La Ligës.
Real Madridi e mbylli sezonin pa trofe, por Mbappé kishte mundësinë të bëhej favoriti kryesor për “Topin e Artë” në Kupën e Botës.
Ai shënoi tetë gola deri në gjysmëfinale, por humbja 2-0 ndaj Spanjës i reduktoi ndjeshëm shanset për ta fituar çmimin për herë të parë.
Statistikat me Real Madridin në sezonin 2025/26:

6. Michael Olise – Bayern Munich dhe Franca
Michael Olise është ngjitur ndjeshëm në renditje falë formës së jashtëzakonshme me Bayern Munichun.
Me 31 asistime gjatë sezonit, francezi ishte një nga organizatorët më të mirë të lojës në Evropë. Ai regjistroi gjithashtu 22 gola dhe fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Para Kupës së Botës, Olise realizoi një tripletë në miqësoren ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa gjatë turneut dha pesë asistime për Francën.
Megjithatë, paraqitja e zbehtë në humbjen ndaj Spanjës dhe eliminimi në gjysmëfinale mund t’ia kenë shuar pothuajse plotësisht shpresat për çmimin.
Statistikat me Bayern Munichun në sezonin 2025/26:

7. Jude Bellingham – Real Madrid dhe Anglia
Jude Bellingham nuk e zhvilloi sezonin e tij më të mirë me Real Madridin, i cili e përfundoi edicionin pa trofe.
Megjithatë, paraqitjet e tij me Anglinë në Kupën e Botës e rikthyen mes kandidatëve kryesorë. Mesfushori shkëlqeu në fitoren 3-2 ndaj Meksikës dhe realizoi dy gola kundër Norvegjisë në çerekfinale.
Me gjashtë gola në turne, Bellingham e përforcoi statusin e tij si një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Eliminimi dramatik nga Argjentina në gjysmëfinale e goditi rëndë kandidaturën e tij, por ai mund t’i përmirësojë statistikat në ndeshjen për vendin e tretë kundër Francës.
Statistikat me Real Madridin në sezonin 2025/26:

8. Declan Rice – Arsenal dhe Anglia
Declan Rice ishte një nga figurat kryesore të Arsenalit në rrugën drejt titullit të parë të Premierligës që nga viti 2004.
Mesfushori anglez u dallua për energjinë, aftësinë për ta kontrolluar lojën dhe rrezikshmërinë në goditjet standarde. Transferimi i tij prej rreth 100 milionë paundësh nga West Ham tashmë konsiderohet plotësisht i justifikuar.
Rice shpresonte ta kurorëzonte suksesin me Arsenalin edhe me titullin botëror, por Anglia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale.
Statistikat me Arsenalin në sezonin 2025/26:

9. Erling Haaland – Manchester City dhe Norvegjia
Erling Haaland fitoi dy trofe me Manchester Cityn, duke triumfuar në Kupën e Ligës dhe në FA Cup.
Sulmuesi norvegjez realizoi 38 gola dhe dha nëntë asistime në 52 ndeshje me klubin. Ai shënoi gjithashtu golin e fitores ndaj Arsenalit në Premierligë, megjithëse ai rezultat nuk ndikoi në fund në garën për titull.
Haaland shkëlqeu edhe në Botërorin e tij të parë. Ai shënoi dy gola ndaj Irakut, dy të tjerë kundër Senegalit, golin e fitores ndaj Bregut të Fildishtë dhe dy realizime të tjera kundër Brazilit.
Norvegjia u eliminua nga Anglia në çerekfinale, por paraqitjet e Haalandit e forcuan ndjeshëm kandidaturën e tij.
Statistikat me Manchester Cityn në sezonin 2025/26:

10. Khvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-Germain dhe Gjeorgjia
Khvicha Kvaratskhelia vazhdon t’i mahnitë tifozët me aftësitë e tij në duelet një kundër një dhe me driblimet që krijojnë vazhdimisht rrezik.
Gjeorgjiani regjistroi 19 gola dhe 10 asistime, duke luajtur rol të rëndësishëm në triumfin e dytë radhazi të PSG-së në Ligën e Kampionëve. Në finale, ai fitoi edhe një penallti për skuadrën franceze.
Mungesa e tij në Kupën e Botës, megjithatë, mund të jetë vendimtare në një vit kur turneu po ndikon jashtëzakonisht shumë në garën për “Topin e Artë”.
Statistikat me PSG-në në sezonin 2025/26:
Renditja e plotë e 20 favoritëve për “Topin e Artë” 2026
Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës mund ta përcaktojë përfundimisht fituesin. Një triumf argjentinas do ta vendoste Messin në pozitë të shkëlqyer për çmimin e nëntë, ndërsa suksesi i Spanjës mund ta kthente Lamine Yamal në fituesin më të ri në historinë e “Topit të Artë”.