Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij, nga ku kanë vjedhur një shumë parash.
Përveç vjedhjes, të dyshuarit kanë shkaktuar edhe dëme materiale në objekt.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.