Starmer: Po largohem si udhëheqës i Partisë Laburiste me krenari, po e lë vendin në një gjendje më të mirë se e gjeta

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Keir Starmer, i cili njoftoi dorëheqjen si kryeministër i Britanisë javë më parë, ka deklaruar se po largohet si udhëheqës i Partisë Laburiste me krenari.

Ai tha për Sky News se po i jep fund mandatit të tij si udhëheqës i Partisë Laburiste “duke e ditur se e lë vendin në një gjendje më të mirë nga ç’e gjeta”.

Sot, Andy Burnham do të bëhet udhëheqës i Partisë Laburiste, ndërsa të hënën pritet që të marrë detyrën e kryeministrit. Por Starmer këmbëngul se është ai që ka hedhur “themelet që Partia Laburiste të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”.

Ai theksoi gjithashtu se është “personi që shpëtoi Partinë Laburiste”, por pranoi se shumë nga deputetët e tij nuk besojnë se ai mund t’i udhëheqë ata në zgjedhje të tjera të përgjithshme.

Presidenti i Atleticos sfidon Barcelonën: Laporta e di ku do të luajë Julian Alvarez
Read more

Të ngjashme