Sot janë mbushur 28 vjet nga rënia heroike e Abdullah Bugarit.
Ai është dëshmori i parë i Rahovecit.
“Për ne si familje, kjo është një ditë dhimbjeje, por mbi të gjitha një ditë krenarie. Sakrifica e tyre na kujton se liria nuk ishte dhuratë, por u fitua me gjakun e dëshmorëve”, shkruan ndër të tjera, Adri Bugari, djali i tij.