Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj A.P për vrasjen e ndodhur në vitin 2015 në Prizren

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj A.P për dy vepra penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi apo kontroll ose posedim i paautorizuar I armëve.

Sipas aktakuzës, më 7 shtator 2015 në Prizren, A.P në bashkëpunim me B.P i shtyrë nga qëllimi për përfitim pasuror, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të H.M, F.M dhe B.H.

Si pasojë e të shtënave, H.M. ka humbur jetën, F.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa B.H ka marrë lëndime të lehta.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.

Të ngjashme