IPK hap tender për blerjen e kasafortave për ruajtjen e armëve

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit për furnizimin me pajisje për ruajtjen e armëve, me një vlerë të parashikuar prej 5,000 eurosh.

Bëhet fjalë për një ritenderim të këtij aktiviteti, pasi procedura ishte publikuar edhe më herët gjatë këtij viti, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit për kontratë, autoriteti kontraktues synon të furnizohet me gjithsej 82 kasaforta metalike të dimensioneve të ndryshme, të destinuara për ruajtjen e armëve.

Lista përfshin: 2 kasaforta të mëdha për ruajtjen e të paktën pesë armëve të gjata, 10 kasaforta të mesme, si dhe 70 kasaforta të vogla.

Specifikimet teknike kërkojnë që kasafortat të jenë të pajisura me sistem mbylljeje me çelës dhe kod, ndërsa për secilin produkt kërkohet garanci minimale prej pesë vjetësh.

Më poshtë detaje nga tenderi:

Furnizimi me pajisje për ruajtjen e armëve-RitenderDownload

Të ngjashme