Theret një person në Podujevë

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë sot në sheshin e qytetit të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 19:00, ndërsa sipas të dhënave fillestare, një person është lënduar si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë duke vazhduar.

Të ngjashme