Telashet teknike e detyrojnë aeroplanin zviceran të kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Prishtinë | 18 Kor 2026 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan i kompanisë ajrore SWISS është detyruar të ndërpresë fluturimin drejt Mumbait të premten, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga Aeroporti i Cyrihut.

Fluturimi LX154, i kryer me një Airbus A330, u kthye mbrapa për shkak të një problemi teknik, pasi sistemi i uljes (landing gear) mbeti i hapur gjatë fluturimit, transmeton albinfo.ch.

Para se të ulej në mënyrë të sigurt në Aeroportin e Cyrihut, avioni kreu disa xhiro mbi pjesën lindore të Zvicrës. Kjo është një procedurë standarde që përdoret në raste të tilla, për të menaxhuar peshën e avionit dhe për t’u përgatitur për ulje të sigurt.

Kompania SWISS nuk ka raportuar për persona të lënduar, ndërsa pritet të sqarojë shkakun e defektit teknik që çoi në ndërprerjen e fluturimit.

Të ngjashme