Andy Burnham ka marrë detyrën e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, duke premtuar ndryshime të mëdha dhe një plan 10-vjeçar për zhvillimin e vendit.
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham tha se ky moment do të jetë një “pikë kthese” për Britaninë, ndërsa paralajmëroi masa për përballimin e kostos së jetesës.
Ai premtoi gjithashtu përfundimin e fenomenit të njerëzve pa strehë dhe ndërtimin e më shumë banesave sociale, duke theksuar se qeveria e tij do të respektojë edhe angazhimet në fushën e mbrojtjes, shkruan BBC.
Burnham deklaroi se synon të shpërndajë më shumë pushtet jashtë Westminsterit dhe t’ua kalojë më shumë kompetenca rajoneve të Britanisë.
Ai pritet që gjatë ditës të nisë formimin e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa paraardhësi i tij, Keir Starmer, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.