Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka konfirmuar se në vend do të shpallet një ditë pushimi kombëtar për të nderuar rrugëtimin e kombëtares në Kupën e Botës.
Pavarësisht humbjes ndaj Spanjës në finalen e zhvilluar në Amerikën e Veriut, Milei njoftoi se futbollistët dhe stafi teknik do ta zgjedhin vetë datën kur do të organizohen festimet.
Vendim surprizues pas finales
Qeveria argjentinase ndërmori hapin e pazakontë për t’ia lënë skuadrës mundësinë që ta caktojë ditën e festës kombëtare në nder të arritjes së saj në Botëror.
Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja pas vazhdimeve, me Ferran Torresin që realizoi golin vendimtar. Megjithatë, rrugëtimi i skuadrës deri në finale u vlerësua lart nga autoritetet e vendit.
Vendimi shkaktoi habi, pasi “Albiceleste” nuk arriti ta mbronte titullin botëror dhe e mbylli finalen pa regjistruar asnjë goditje në portë.