Persona të panjohur kanë depërtuar në një lokal në Podujevë, ku kanë vjedhur para të gatshme dhe një pajisje elektronike, si dhe kanë shkaktuar dëme materiale.
Rasti është raportuar më 20 korrik 2026, rreth orës 04:17.
Sipas Policisë, në konsultim me prokurorin është iniciuar rast dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.
VJEDHJE E RËNDË Podujevë / 20.07.2026 – 04:17. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në një lokal, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe një pajisje elektronike si dhe kanë shkaktuar dëme materiale. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.