Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj një burri.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i referohet periudhës janar–qershor 2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë më 20 korrik 2026.
Pas intervistimit nga hetuesit, dhe në konsultim me prokurorin e rastit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
“Lipjan / Janar-Qershor 2026. Më 20.07.2026 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.