Arrestohet një serb në Vërmicë, dyshohet se u ofroi ryshfet zyrtarëve

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një serb është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se u ka ofruar para zyrtarëve gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 22:10. I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SPK-Vërmicë/ 20.07.2026-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve para . I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Të ngjashme