Një person i privuar nga liria është larguar gjatë kohës sa po merrte trajtim mjekësor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 11:37.
I dyshuari, një mashkull kosovar i cili ishte i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor, por gjatë kësaj kohe është larguar në drejtim të panjohur.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rast, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.
ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë / 20.07.2026 – 11:37. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.