Sipas një postimi në Facebook të Albanin Krasniqit, Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe jo për zgjedhje të reja.
Ai ka kritikuar, siç i ka quajtur, “shantazhuesit dhe bojkotuesit”, duke thënë se ata duhet të largohen nga skena politike përmes votës së qytetarëve.
“Kosova është më e madhe se secili individ në emër të të cilëve ca rrahagjokës paralajmërojnë kallje të republikës”, ka shkruar Krasniqi.