Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja e ka kryer detyrën si parti opozitare.
Ajo tha se PDK-ja i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Kosovës për të parë që çfarë është pozicionimi i tij.
Tutje tha se Kurti asnjëherë nuk ka pasur ofertë serioze dhe Bedri Hamza e ka treguar pozicionimin e PDK-së. Sipas saj VV e ka pranuar se nuk do marrëveshje me PDK-në.
Ajo tha takimet me Kuritn janë shndërruar në një lojë taktike.
“Edhe po mos të shkonim në takime do gjykoheshim prapë, këto takime janë shndërruar në një lojë taktike e teknike. Epilogu dihet kur ti je rreshtuar për vetëm një aktër të caktuar politik”, tha ajo.