Barcelona siguron shërbimet e talentit 18-vjeçar

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Pas disa transferve që ka bërë deri më tash, Barcelona duket se ka siguruar shërbimet edhe të një talenti në futboll.

Katalunasit kanë arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar Jesse Bisiou.

Kështu ka njoftuar gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, të dy klubet kanë mbyllur marrëveshjen dhe aktualisht po shkëmbejnë dokumentacionin përpara se lojtari t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Besohet se ky transfe ri ka kushtuar Barçës rreth 8.5 milionë euro. 

Të ngjashme