Gjini: Krejt çka po kërkojmë është “bëjeni Kosovën më të lehtë me jetu në të”

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka folur për zhvillimet e fundit dhe për ofertën që partia që ka prezentuar si zgjidhje të bllokadës institucionale.

Gjini e udhëheq e ka bërë për pushtetin, në mënyrë që të japë votën pro për krijimin e institucioneve. Ai ka kritikuar qeverinë që nuk po kujdeset që qytetarët të jetojnë më mirë, duke kërkuar heqjen e TVSH-së për produktet higjienike.

“Pse nuk po hiqet TVSH-ja në produkte higjienike për fëmijë e për gra. Për produkte bazike? Qysh bën me u çuditë që e kemi inflacionin më të lartin në rajon”, ka thënë Gjini.

Tutje, ai ka thënë se sa i përket gjashtë pikave të ofertës së Aleancës, një pjesë e tyre realizohen vetëm me një vendim.

“Të gjashtë qëndrimet tona, janë një pjesë e programit tonë zgjedhor, jo i gjithë programi, se ne e kuptojmë se nuk mundemi me dalë me komplet programin, ose merrne ose nuk vijmë në takim. Janë ndoshta edhe jo më esencialet, po ne kemi besu që janë të realizueshme, një pjesë e tyre realizohen me një vendim”, ka thënë ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Është befasuese për ne që del në konferencë dhe thotë një parti e respektueshme si Aleanca nuk vjen në takim, për çka me ardh në takim? Mundet me qenë e rëndësishme për të, për mua nuk është hiq, për shkak se nuk jemi pengesë për themelim të institucioneve. Krejt çka po kërkon Aleanca është bëje Kosovën më të lehtë me jetu në të, kjo është çka jemi duke thënë ne”.

Gjini po ashtu adresoi edhe deklarimet e kryeministrit duke thënë se: “Shumë po flet në veten e parë, është një vendosje”.

Kreu i Aleancës theksoi vendosmërinë ideologjike të subjektit që drejton.

“E djathta e mirë që e përfaqëson Aleanca sot ka me fitu një ditë, nuk duam me bë kompromis me asgjë në bindjet tona ideologjike, për shkak se janë të vetmet rrugë që kanë me udhëheq Kosovën një ditë. Ne kemi me e bind popullin e Kosovës që nuk ka rrugë tjetër”, tha Ardian Gjini.

Të ngjashme