Kovraga e Istogut mbetet pa rrymë për 48 orë pas stuhisë së fuqishme

http://lgfb.vanet.com.br
Prishtinë | 22 Kor 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Moti i lig në dy ditët e fundit ka lënë pa rrymë plot qytete e fshatra në vendin tonë.

Një qytetar nga fshati Kovragë i Istogut ka kontaktuar emisionin “Fol me Arin” sot në Klan Kosova, duke bërë të ditur se kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 48 orë.

Sipas tij, përveç dëmeve të konsiderueshme që kanë pësuar nga breshri dhe stuhia, mungesa e rrymës po ua vështirëson edhe më shumë jetën e përditshme.

Ai ka bërë apel që të ndërhyjnë institucionet sa më shpejt për rikthimin e furnizimit me energji, në mënyrë që banorët të mos vazhdojnë të përballen me këtë situatë.

Të ngjashme