Vatra zjarri në një fshat të Korçës, terreni vështirëson ndërhyrjen e ekipeve

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Një vatër zjarri është raportuar në pyllin e fshatit Voskopojë të Korçës, me ç’rast janë mobilizuar ekipe për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, një automjet zjarrfikës dhe efektivë të ndërhyrjes.

Gjithashtu, në operacion janë angazhuar forca të Njësisë Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit, me ç’rast  një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në këmbë, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt zonës së prekur.

Autoritetet bëjnë me dije se, pas vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të koordinohen veprimet e mëtejshme për neutralizimin e plotë të flakëve. 

Të ngjashme