Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, është në mesin e dhjetë mesfushorëve më të dalluar të edicionit 2025/2026 të Bundesligës së Gjermanisë.
“Kicker” të enjten ka publikuar listën prej 16 lojtarëve më të dëshmuar në pozitën e mesfushorit gjatë edicionit të kaluar.
Avdullahu renditet në vendin e gjashtë.
Më i dalluari ishte Joshua Kimmich. I dyti Kashiu Sano dhe i treti Johan Manzmbi. Pastaj para Avdullahut janë edhe Felix Nmecha dhe Tom Bichof.
Avdullahu 22-vjeçar shkëlqeu edicionin e kaluar në Bundesligë me fanellën e Hoffenheimit.
Luajti 33 ndeshje në Bundesligë dhe dy ndeshje për Kupë të Gjermanisë.
Hoffenheimit iu bashkua në verën e kaluar nga Baseli.
Me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2031.